Serbia së shpejti për kompromis në Kosovë
Problemi i marrëveshjes së Kosovës me sa duket ka kaluar nga qytetarët në veri të Kosovës tek kryetarët e komunave, pasi këta të fundit po bisedojnë me krerët shtetërorë.

Kjo duhet të jetë shkas që përfaqësuesit e qeverisë serbe të shkojnë në Kosovë dhe t’i njoftojnë njerëzit me të gjitha detajet e dokumentit të nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, shkruan gazeta Blic, citon koha.net.

Menjëherë pas festës pritet që zyrtarët më të lartë shtetërorë të Serbisë të shkojnë në Kosovë, ku edhe një herë do të tentonin që t’i bindin popullsinë e atjeshme që ta pranojnë marrëveshjen e Beogradit dhe Prishtinës.

Aleksandar Vuçiq është i mirëseardhur . Nuk mendojë që serbët mund të binden. E vetmja që mund të bëhet është që sy me sy me popullin të paraqes pikëpamjet e asaj që ne 14 vjet po e kundërshtojmë, ka thënë Slavisha Ristiq, kryetar i komunës paralele të Zubin Potokut.

Në pyetjen se mos serbët nga veriu kanë hequr dorë nga referendumi, Ristiq është përgjigjur se së pari marrëveshja e Brukselit duhet të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese e serbisë.

Ish-ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviq ka thënë për gazetën serbe se rëndësi shumë e madhe po u jepet përfaqësuesve të serbëve nga veriu i Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2013, ora 11:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori