Serbia refuzon marrëveshjen me Kosovën
Qeveria serbe ka vendosur të refuzojë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, e cila është ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Siç njofton BBC, Serbia ka refuzuar planin e BE-së për shkak të "mos-garantimit të sigurisë dhe të drejtave të njeriut për komunitetin serb në Kosovë".

“Qeveria e Serbisë nuk mund t’i pranoj parimet e propozuara, të cilat në mënyrë gojore i janë paraqitur ekipit negociator të Beogradit, sepse nuk garantojnë siguri të plotë, mbetje dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut të serbëve në Kosovë. Një marrëveshje e tillë nuk mund të zbatohet dhe nuk do të sillte një zgjidhje finale dhe të qëndrueshme “, ka deklaruar kryeministri Ivica Daçiq, në mbledhjen e qeverisë serbe. /albeu.com/

Shtuar më 08/04/2013, ora 19:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori