Për deklaratat e nënkryetarit të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim
Haradinaj, të bëra për vrasjen e ushtarëve serbë, ka reaguar sot edhe ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela
Kuburovic.
Ajo e ka quajtur si skandaloz faktin që
Haradinaj ka thënë se kërkon falje që nuk ka mundur të vrasë më shumë ushtarë serbë.
Kuburovic ka kërkuar edhe
reagim ndërkombëtar pas këtyre deklaratave.
“Deklarata skandaloze. Kërkoj nga institucionet ndërkombëtare një
reagim urgjent. Kjo është edhe një arsye pse Gjykata Speciale duhet të fillojë punën sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë
Kuburovic për Tanjug
Shtuar më 02/11/2018,
ora 14:31