Serbia, protestë gojore Turqisë për Kosovën
Kryetari turk, Rexhep Taip Erdogan, në adresimin e tij për pjesëmarrësit e Samitit 13 të Organizatës së për Bashkëpunim Islamik, i cili para dhjetë ditësh u mbajt në Stamboll tha se ata duhet të përshpejtojnë hapat diplomatikë dhe të njohin pavarësinë e Kosovës.

"Në mesin e 56 vendeve islamike, janë edhe disa që nuk e kanë njohur Kosovën dhe për këtë jemi shumë të shqetësuar", citon "Politika" e Beogradit të ketë thënë kryetari turk.

deklarata e Erdoganit nuk ka mbetur pa reagime në Beograd. Pas kwsaj deklarate MPJ e Serbisë kishte ftuar ambasadorin e Turqisë në Beograd, Mehmet Kemal Bozai, dhe atij i ishte shprehur protesta gojore lidhur me këtë deklaratë të Erdoganit.

Ambasadori turk me këtë rast kishte thënë se Erdogan është dashur ta përmendë Kosovën, pasi Turqia e merr kryesimin e OBI-së dhe pasi ai nuk ënjtë i kënaqur me njohjet që vende të OBI-t i kanë bërë Kosovës.

Gazeta e Beogradit, duke shkruar për këtë, thotë se kërkesa e Turqisë nuk është pritur mirë nga Egjipti e Siria, duke harruar ose injoruar se Egjipti ka njohur pavarësinë e Kosovës më 26 qershor 2013. Serbia, në anën tjerët lavdërohet me qëndrimin e Indonezisë, si vend mysliman, me numrin më të madh të banorëve kundër kërkesës së Erdoganit për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Për shkak të mosnjohje së Kosovës, citon Koha,net shkrimin e kësaj gazete,Turqia nuk ka marrëdhënie të mira me shumë vende anëtare të OBI-t, e as me Indonezinë. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2016, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori