DETAJET/ Mori paratë e ia futi vrapit, zbardhet grabitja në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka zbardhur grabitjen e ndodhur në Komunën e Parisit.

Sipas një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se janë marrë 50 mijë lekë të reja nga një person dhe ky i fundit është larguar me vrap.

NJOFTIM I PLOTË:

Rreth orës 18:07, në rrugën “Medar Shtylla”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person ende i paidentifikuar dhe i pa armatosur, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. /albeu.com/


Shtuar 7.01.2020 18:06