Serbia pranon ofertën e Kosovës për AKS-në
Beogradi ka pranuar propozimin e Prishtinës që nëpunësit e ardhshëm të Asociacionit të Komunave Serbe të kenë statusin "të punësuar në sektorin publik".

Edhe pse pala serbe kishte insistuar që të punësuarit në AKS të kenë statusin e nëpunësve shtetërorë, për Beogradin është i pranueshëm formulimi "të punësuar në sektorin publik" pasi është e qartë se ky formulim nuk e cilëson AKS-në një OJQ, raporton "Veçernje Novosti".

Nëse versioni përfundimtar i marrëveshjes për AKS-në saktësohet gjatë ditëve të ardhshme, do të krijohej mundësia, transmeton Koha.net, që deri në fund të muajit korrik të organizohej takim në nivel kryeministror Mustafa- Vuçiç në të cilin ata do ta flisnin edhe për marrëveshjen mbi telekomunikacionin.

Delegacionet e Prishtinës e të Beogradit janë në Bruksel për të rënë dakord mbi këto tema. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2015, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori