Serbia: Policët u arrestuan në territorin serb
Ministri Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Dacic deklaroi gjatë ditës së shtunë se policët kosovarë ishin kapur në territorin serb. Ndërsa kjo gjë është hedhur poshtë nga pala e Kosovës. Mësohet se dy të arrestuarit janë Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri.

Sipas informacioneve policët kufitar në momentin e arrestimit kanë qenë duke patrulluar në zonën e përgjegjësisë së tyre, brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe në asnjë moment nuk kanë tejkaluar zonën e përgjegjësisë së tyre. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori