Serbia po i kthen mbetjet mortore të shqiptarëve
Pëlqej
Serbia po kthen një numër të madh mbetjesh mortore, edhe ata të fundit që janë gërmuar në Rashkë.

Personeli i EULEX-it që punon në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës do t’i pranojë nga autoritetet e Serbisë një numër të mbetjeve mortore të zhvarrosura.
Me këtë rast, do të pranohen edhe materiale dëshmuese dhe të tjera dokumente.

Këto mbetje mortore do të dërgohen në selinë e DML në Prishtinë, ku do të kryhet procesi i identifikimit.

Deri më tani, DML ka kryer 456 operacione në terren, gjatë të cilave mbetjet mortore të 413 personave u janë dorëzuar familjeve të tyre.

Prej tyre, 315 ndodheshin në listën e personave të pagjetur./albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori