Serbia përhap "fake news": Mbyllet aeroporti i Prishtinës
Pëlqej
Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka publikuar disa mesazhe ku shihet se Avioni Civil i Serbisë dezinformon operatorët ajror duke u dërguar mesazhe se Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur për trafik ajror civil dhe se nuk jepen leje për operime.

“Përveç bllokadës së hapësirës ajrore mbi territorin e Serbisë për fluturimet që kanë destinacion e origjinë Aeroportin Adem Jashari, autoritetet serbe vazhdojnë me gënjeshtra e tentativa për lajthitje e bllokim të operatorëve ajror.

Që nga përfundimi i luftës sonë çlirimtare autoritetet e Aviacionit Civil të Serbisë dezinformojnë operatorët ajror me mesazhe se Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur për trafik ajror civil dhe se nuk jepen leje për operime.

Një mesazh i tillë i ishte dërguar edhe këtë mëngjes një operatori ajror që planifikon të realizoj fluturime nesër në aeroportin “Adem Jashari”, ka shkruar Hyseni, i cili është edhe pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se lejet i jep Kosova dhe se gënjeshtarët nuk do ta kenë mundësinë asnjëherë më.
Shtuar më 05/12/2018, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori