Serbia përgatitet për luftë, investimet në ushtri më të mëdha se i gjithë rajoni bashkë

Think-tanku ‘European Stability Initaitive’, në një raport të publikuar, tregon për atë se sa kanë investuarushtri, vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit, Serbia vetëm në vitin 2018 ka investuarushtri dhe armatim më shumë se pesë shtetet tjera të Ballkanit (Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia Veriore).

Shumë që Serbia ka investuar në forcimin e ushtrisë së saj kap vlerat e 731 milionë dollarëve amerikanë.

Ndërsa pesë shtetet tjera bashkë kanë investuar gjithsejtë 570 milionë dollarë, apo 161 milionë më pak.

Bosnjë prinë me 165 milionë, Shqipëria pas saj me dy milionë më pak, Maqedonia Veriore me 112 milionë, Mali i Zi me 74 dhe Kosova në fund me 57 milionë dollarë amerikan.

Ndër të tjera në këtë raport të ESI përmenden edhe deklaratat e zyrtarë të Serbisë, rreth nevojë për të përforcuar edhe më shumë ushtrinë e Serbisë.

Përmendet edhe një deklarata e drejtorit të të ashtuquajturës zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili fliste për nevojën e forcimit të ushtrisë serbe, derisa mbrapa tij kishte një hartë të etnike të Serbisë, që përfshinte edhe Kosovën brenda saj.

“në gusht të vitit 2018, kishte thirrur një konferencë urgjente në Beograd. Me një hartë etnikë të Kosovë prapa tij, ai ka folur për rëndësinë e ushtrisë nëpër kufijtë e Serbisë” citohet Gjuriq në raport.

Pas gjithë këtyre statistikave, ESI shtron pyetjen se ‘PSE?’, një vend që aspiron të integrohet në Bashkimin Evropian investon një shumë kaq të madhe në ushtri.
Shtuar më 26/04/2019, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori