Një tjetër tërmet godet Thumanën, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3 është regjistruar sot në vend rreth orës 10:18. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Thumanë, me thellësi 29.5 kilometër.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja ka qenë me magnitudë 2.9.

Thumana vuan ende pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, si një nga zonat të goditura më rëndë, ndërsa lëkundjet e forta shkaktuan dëme të mëdha edhe në Durrës, Krujë e Fushë Krujë.


Shtuar 22.05.2020 09:24