“Karma”, Dafina Zeqiri publikon këngën e re nga albumi “Dafinë moj” (VIDEO)

Për vajzën e sukseseve nuk ka sezon, ajo publikon këngë si në verë dhe në dimër të cilat nuk marrin shumë kohë për tu kthyer në hite.
Po flasim për Dafina Zeqirin, e cila këto kohë ka punuar me shumë përkushtim dhe dashuri për albumin e saj më të ri, të titulluar “Dafinë moj”.

Ky album sjell një anë tjetër të këngëtares, që ka folur më shumë se çdo herë në tekste për jetën e saj dhe eksperiencat personale.
Pak minuta më parë Dafina ka publikuar një nga këngët e këtij albumi, “Karma”.

Me këtë këngë Dafina i bënë thirrje të gjithëve të ndjekin ëndrrat e tyre dhe mos të dorzohen njësoj si ajo. Në qendër të videoklipit është një vajzë e vogël dhe madje vetë këngëtarja nuk shfaqet në asnjë moment.

“Dafinë moj” lançohet më 1 tetor, siç bën të ditur këngëtarja. Pra, kanë mbetur vetëm 4 ditë./albeu.com/


Shtuar 26.09.2021 14:48