Serbia nuk shkon në Arbitrazh për taksën, po merr një masë tjetër
Serbia nuk do të iniciojë Arbitrazh kundër Kosovës për shkak të vendosjes së taksës 100%, ashtu siç kishte paralajmëruar.

Sipas raportimeve të fundit, Serbia është vendosur që të zbatojë kundërmasa e që tashmë këto kundërmasa janë në shqyrtim.

Meqenëse është hequr dorë nga arbitrazhi sipas burimeve të Novosti, UNMIK-u i cili është nënshkrues i marrëveshje së CEFTA-s ne emër të Kosovës është deklaruar si jo-kompetent.

“Në këtë situatë, Beogradi lihet vetëm të padisë Kosovën dhe paraqitja e ‘Kosovës si person juridik në të drejtën ndërkombëtare, dhe me iniciativën e palës sonë, pa dyshim do të interpretohet si njohje e shtetësisë së saj, prandaj edhe opsioni i Arbitrazhit refuzohet”, thuhet tutje në raportim.

Ndryshe Kosova u bë anëtare e plotë e CEFTA-s në korrik të vitit 2007 dhe marrëveshja e anëtarësimit u nënshkrua nga UNMIK-u në emër të institucioneve kosovare.

Madje media në fjalë thuhet se ka kërkuar përgjigje nga misioni i UNMIK-ut, por që nuk kanë marrë përgjigje.
Shtuar më 23/05/2019, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori