Nga dhuna fizike ndaj ish-gruas te dhuna psikologjike ndaj vajzës së mitur, dy të arrestuar në Vlorë

Dy raste dhunë në familje janë evidentuar së fundmi në qytetin e Vlorës.

Shtetasi H.P, 32 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Ndërsa shtetasi A.L, 41 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”,  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.

Njoftimi i policisë:

– H. P., 32 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje;

– A. L., 41 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.