Serbia nuk ndalet për krijimin e bashkësisë së komunave serbe
Serbia nuk do të ndalet nga tentativa për krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, është thënë sot pas takimit të mbajtur në Presidencën e Serbisë, të kreut më të lartë të këtij vendi.


Marko Gjuriq, këshilltari i presidentit Tomisllav Nikolliq u ka thënë gazetarëve pas takimit se kreu i shtetit në Serbi është i gatshëm t’i zbatojë të gjitha obligimet e Komisionit Evropian që të fitoj edhe datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, shkruan RTK.

Megjithatë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, sipas tij, duhet që të inkurajojnë Prishtinën që të bëjë hapa të nevojshëm për arritjen e marrëveshjeve në këtë moment kyç të dialogut që po zhvillohet në Bruksel. “Ndodhemi në atë moment kur Prishtina duhet të inkurajohet dhe të jetë e gatshme për kompromis, ngase pa këtë gatishmëri do të ishte një dialog i të shurdhërve”, ka thënë këshilltari Gjuriq. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2013, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori