Serbia nuk mundet të vazhdojë “edhe BE, edhe Kosovë”
Lideri i Partisë së Përtëritjes Serbe, Vuka Draskovic, përsëriti se Serbia nuk mundet të vazhdojë me politikën “edhe BE, edhe Kosovë”. Në një prononcim për Veçernje Novosti ai shprehet se kjo politikë humbëse po zhvillohet që 12 vite.

“Kjo është zgjatje e rrugës anësore: as Kosova në Serbi e as Serbia në BE” deklaroi Draskovic duke nënvizuar se Serbia duhet të merret me Evropën, standardet evropiane dhe mbrojtjen “e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë”. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2012, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori