Serbia nuk mund të ndalë financimin në veri
Ministri në largim për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq ka deklaruar se Serbia nuk mund të ndalë financimin e institucioneve të saj në veri të Kosovës, derisa nuk përfundojnë bisedimet për statusin politik të veriut.


“Derisa nuk përfundojnë bisedimet serioze për statusin politik të veriut të Kosovës, shteti nuk mund të ndalë mbështetjen financiate të insitucioneve tona”, ka thënë Bogdanoviq për “Veçernje Novostin”. Ai ka theksuar se Serbia është e gatshme për dialog dhe zgjidhje kompromisi, por, jo edhe për përmbushjen e kushteve, të cilat bien ndesh me interesat kombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2012, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori