Serbia nuk i do doganierët shqiptarë në vendkalimet administrative
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin është shprehur se sskush nuk duhet të presë që Serbia të marrë pjesë në krijimin e shtetit të Kosovës.

Përkundër faktit se BE dhe Shtetet e Bashkuara thonë se pavarësia e Kosovës është një çështje e përfunduar, Vulin thotë se “nuk do të uleshim në tryezë po të ishte kjo kështu”, transmeton Telegrafi.



“Kanë kaluar kohët kur Serbia nuk ka kërkuar asgjë e as nuk ka propozuar gjë. I kemi dhënë fund asaj që të pajtohemi me pozicionin ku ne nuk vendosim bash për kurrgjë, dhe ku ne asgjë nuk kërkojmë. Ne nuk shkojmë në bisedime që të na shtrohen kërkesat. I kemi edhe ne kërkesat tona dhe për ato do të flitet. Nëse atje do të kishte doganë, atëherë do të shkelej integriteti territorial i Serbisë. Serbia nuk i do doganierët shqiptarë në vendkalimet administrative, por autoritetet tatimore”, ka thënë Vulin për “Veçernje Novosti”. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2012, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori