Serbia nuk e përfill Brukselin për mjekët, a do të reagojë Pacolli?
Pëlqej
Oda e MjekëveKosovës (OMK) ka njoftuar se ka aplikuar për anëtarësim në Komitetin e Përhershëm të Mjekëve Evropianë, por po pengohet nga ndërhyrjen e Serbisë.

Asambleja e Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Evropianë (CPME) do të mbahen nesër dhe pasnesër në Gjenevë dhe Oda e MjekëveKosovës do të përfaqësohet nga kryetari dhe nënkryetari i saj.

OMK thotë se ka përmbushur të gjitha kriteret e parapara për anëtarësim në CPME, por Oda e Mjekëve të Serbisë, në koordinim me Qeverinë e Serbisë, është duke u përpjekur që të pamundësojë anëtarësimin e OMK-së në CPME.

“Oda e Mjekëve të Serbisë më 7 nëntor të këtij viti i është drejtuar përfaqësuesve të lartë të CPME-së dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare në CPME, me kërkesën që aplikacioni i OMK-së të mos shqyrtohet fare në këtë fazë të dialogut, pra të shqyrtohet pas zgjidhjes përfundimtare të problemeve në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e Odës së MjekëveKosovës.

Në këtë mënyrë, Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit, sipas të cilës ato nuk do të pengonin njëra tjetrën të anëtarësohen në nismat dhe organizatat rajonale.
Shtuar më 09/11/2018, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori