Serbia nuk e ndryshon Kushtetutën lidhur me Kosovën
Pëlqej
Serbia ende e ka të sanksionuar me Kushtetutë se Kosova është pjesë e saj.

Mirëpo, Kushtetuta aktuale e Republikës së Serbisë e pamundëson që të implementohen Marrëveshjet e Brukselit.

Kushtetuta e Serbisë ka vite që mbetet e pandryshueshme dhe se nuk përputhet as me politikën e Jashtme që Beogradi po ndjek.

Kjo është dhe arsyeja se përse Serbia nuk, vë në zbatim shumë marrëveshe të arritura me Kosovën në Bruksel.

"Ekziston nevoja që Kushtetuta e Serbisë të ndryshohet, dhe kjo natyrisht duhet të ndodhë. Megjithëkëtë aktet administrative që po i nxjerrë Qeveria e Serbisë janë të mjaftueshme të implementohen marrëveshjet teknike të Brukselit, dhe të mundësojnë vazhdimin e dialogut. Unë besoj se ndryshimet kushtetuese nuk mund të ndodhin këtë vit por dikur gjatë vitit të ardhshëm", tha Dusan Jinjiç analist serb, raporton KTV.

Gjykata Kushtetuese e Serbisë nuk e njeh Kosovën si palë dhe që këtu implementimet e marrëveshjeve në Bruksel dalin "jashtë loje"./albeu.com/

Shtuar më 08/09/2014, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori