Serbia nuk e do Albin Kurtin në dialog
Pëlqej
I ashtëquajturi drejtor për Zyrën e Kosovës në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç është shprehur se Serbia nuk mund të pranojë pikëpamjet radikale të Lëvizjes Vetëvendosje në dialog.

Sipas tij, për Serbinë ka shumë rëndësi që serbët të jenë pjesë e qeverisë, por se Lista Serbe nuk do të pranonte të jetë aleate me një parti nacionaliste shqiptare sikundër është VV-ja.

Në prononcimin e tij për mediat lokale në veri të Kosovës, Gjuriçi gjithnjë e ka cilësuar Kosovën si "Kosovë e Metohi", duke lënë kështu në fuqi "konceptin e Beogradit" lidhur me Kosovën.

Edhe përfaqësuersit e Listës Serbe kanë thënë se nuk hyjnë në koalicionin VLAN, për shkak se aty ndodhet edhe Vetëvendosje. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori