Serbia nuk do të shuajë institucionet në veri
Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, as që do të shuajë institucionetveri. Kështu është shprehur kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq i cili ka theksuar se Beogradi do të bëjë transparente financimin e institucioneve në veri të Kosovës dhe do të ftojë institucionet e Bashkimit Evropian për të pasur qasje komplete në to.

”Çështja e kishës, e pronës shtetërore dhe private në Kosovë, krahas rrezikimit konstant të sigurisë së serbëve, gjithashtu paraqet probleme të rëndësishëm që duhet zgjidhur që tani”,ka theksuar Stefanoviq. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2012, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori