Serbia nuk do të mbajë zgjedhje lokale në Kosovë
Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në territoret e Kosovës. Në një prononcim për mediat serbe Bogdanoviq është shprehur se nuk do të shkelej Rezoluta 1244">1244.



"Nuk dëshirojmë që ta shkelim Rezolutën 1244">1244 dhe ndoshta nuk do të organizojmë zgjedhjet lokale në Kosovë. Pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare nuk mund të organizojmë kurrfarë zgjedhjesh në Kosovë. Nuk duam ta shkelim rezolutën 1244">1244", ka thënë ministri serb. Zgjedhjet lokale dhe parlamentare të Serbisë mbahen më 6 maj. /albeu.com/

Shtuar më 01/04/2012, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori