Financial Times ka intervistur Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç me të cilën ka folur rreth
Kosovës dhe mundësisë që Serbia të integrohet në BE.
Vuçiq ka thënë se ai është i obsesionuar me
Kosovën duke theksuar se pa u zgjidhur ky problem asgjë që ai ka arritur në Serbi nuk do të jetë e qëndrueshme. Por, FT shkruan se
zonat serbe në Kosovë mund të marrin autonomi të ngjashme me Irlandën e Veriut.
“Unë jam i obsesionuar me
Kosovën”. “Pa e zgjidhur këtë problem gjithçka që kam arritur nuk do të jetë e qëndrueshme. Kriza e parë do të na mbysë“ ka thënë ai.
Financial Times shkruan se për t’u kualifikuar për anëtarësim në BE, Vuçiç duhet të zgjidhë kontestin me
Kosovën.
Por, çfarë do të marrë Veriu në këmbim me njohjen e pavarësisë-
“Zgjidhja më e mundshme do të përfshijë një autonomi dhe aranazhmane të ndarjes së pushtetit e ngjashme me Irlandën e Veriut për
zonat e dominuara serbe në këmbim të njohjes së shtetësisë së
Kosovës, por edhe kjo do të jetë shumë për shumë serbë dhe kjo zgjidhje do të përballet me pengesën e referndumit."
Vuçiç, sipas FT, mund të pres rezistencë të ashpër nga disa qarqe përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe.
Shtuar më 15/05/2018,
ora 10:53