Serbia: Në Shqipëri ka 30 mijë serbë pa të drejta
Pëlqej
Qeveria serbe ka kumtuar se në Shqipëri ndodhen 30 mijë serbë dhe se ata janë drejt zhdukjes, për shkak se nuk kanë asnjë lloj të drejte.

Anëtari i Komisionit parlamentar të Serbisë për diasporë dhe serbët në rajon, Aleksandar Çotriç u shpreh për agjencinë e lajmeve Beta, se serbët në Shqipëri nuk kanë sa duhet të drejta dhe as më tepër nuk kanë as statusin e minoritarit.

“Serbët, por edhe pakicat tjera (grekët, maqedonët, vllahët), e kanë pasur të pamundur që në regjistrimin e popullsisë të deklarohen për përkatësinë e tyre kombëtare dhe fetare, për shkak të komplikimeve administrative dhe shpenzimeve të larta të pjesëmarrjes, që tejkalojnë 1000 euro. Ata e kanë pasur të pamundur që t’i rikthejnë emrat e tyre burimor, të cilët gjatë kohës së Enver Hoxhës janë shqiptarizuar me forcë”, ka thënë Çotriç.

Ai ka shtuar se qeveria e Serbisë do të hyjë në negociata me Tiranën zyrtare, me qëllim që për serbët në Shqipëri të ketë të drejta, të cilat, sipas tij, deri më tani janë mohuar. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori