Serbia në Kosovë më e fortë se NATO
Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq ka thënë se plani i shqiptarëve për zbatimin e marrëveshjes ishte shpërbërja e serbëve në veri të Kosovës. Prandaj janë ndërprerë edhe bisedimet e Brukselit ndërmjet palëve.

Askush nuk duhet të hidhërohet për serbët e veriut pasi ata nuk janë lënë në mëshirë të fatit, ka thënë Nikoliq.

“Ka aty më shumë rrethana për shkak të të cilave ka ndodhur moskuptimi”, ka deklaruar Nikolic.

Presidenti i Serbisë, ka deklaruar se Beogradi nuk mund të rrijë i heshtur para ndonjë tentimi eventual që në Kosovë ndaj serbëve të përsëritet “dhuna e vitit 2004”. Por, ai ka theksuar se është pikëpyetje e madhe se a do të mundet që Serbia të ndërhyje me forcën që ka dhe të cilën do të dëshironte, transmeton RTS.

Serbia si shtet ushtarakisht është me e fuqishme se forcën që e kanë shqiptarët dhe NATO në Kosovë, dhe nuk shtrohet çështja se a mund t’i mbrojmë apo jo serbët nga dhuna e mundshme, mirëpo shtrohet pyetja se nga ai moment a do hynte Serbia në luftë me NATO-n dhe se a është mjaftueshëm e fuqishme që mund ta mbijetoj – nuk është dhe nuk mund të mbijetoj”, ka thënë Nikolic. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 10:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori