Serbia në BE vetëm kur ta njohë Kosovën
Pëlqej
Deputeti gjerman i partisë SDP, Dietmar Nietan është shprehur se Serbia do të hyjë në BE vetëm pasi të ketë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Nietan tha se kishte fillimisht paragjykime për kryeministrin e ri të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për shkak të së kaluarës së tij nacionaliste, por se shtoi se nga qëndrimet e tij të fundit liberale ndaj Prishtinës, beson se Serbia do të ecë në rrugën evropiane, duke "lëshuar" Kosovën.

Diplomati gjerman vlerësoi se njohja e Kosovës nga Serbia do të ndodhë, por vetëm në fund të procesit të dialogut. /albeu.com/


Shtuar më 27/08/2014, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori