Dua Lipa mahnit grekët, çfarë u vu re nga fotot e publikuara

Dua Lipa përbën lajm kudo ku shkon për pushime. Sëfundmi ajo ka zgjedhur Greqinë  për pushimet e saj verore duke vizituar ishullin Sifnos në Peloponez.

Dua Lipa shoqërohet nga i dashuri i saj Romain Gavras, ndërsa këngëtarja nga Kosova ka publikuar edhe pamje nga ishulli.

Në disa prej fotove ajo shihet duke pozuar me rroba banje në një varkë, ndërsa në disa të tjera po i tregon publikut peizazhet.

Në një prej fotove ajo shihet duke pozuar në krahët e partnerit të saj, kurse në një tjetër duke mbajtur një iriq deti në dorë.

Fotot e Dua Lipës kanë marrë shumë vëmendje në Instagram me ndjekës që i urojnë pushime të mbara. /albeu.com

NDIQNI GALERINË E MËPOSHTME


Shtuar 14.08.2023 14:41