Serbia në alarm: Thaçi vendos kontakte direkte me Trumpin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Gazetat serbe shkruajnë sot se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është lideri i parë ballkanik që ka vendosur kontakte me administratën e presidentit të sapozgjedhur të SHBA Donald Trump, veçanërisht me liderët republikanë Bob Dole dhe James Demint, të cilët janë shumë të afërt me Trumpin.

Burimet për gazetën serbe "Danas", komentojnë se është "edhe më e rëndësishme" që presidenti i Kosovës është takuar me dy ish-senatorë me ndikim të madh, Bob Dole, "të vetmin ish-kandidat për president i cili e ka mbështetur Trumpin gjatë fushatë zgjedhore, i cili së fundi është emëruar zëvendëshef i ekipit transitor të Trumpit", si dhe me James DeMintin, shefin e institutit amerikan me ndikim, Heritage Foundation, dhe për të cilin mediet amerikane spekulojnë se "vjen nga një krah tejet konservator i partisë Republikane dhe se është një nga personat më me ndikim në ekipin transitor të Trumpit".

"Fondacioni Heritage ka përgjegjësinë për të hartuar politikën e administratës së re amerikane, kurse Bob Dole është i njohur si një nga lobuesit veteranë të kosovarëve në SHBA dhe njëra nga rrugët kryesore në Prishtinë mbanë emrin e tij", pohojnë burimet e gazetës serbe në Amerikë.

Gjithashtu, burimet e "Danas" nga Uashingtoni shkruan se Thaçi do të zhvillojë takime private në Nju Jork me anëtarë të kabinetit të ardhshëm të Trumpit, ndërkaq në kuadër të agjendës jozyrtare është paraparë që të zhvillojë diskutime edhe në organizata me ndikim të tilla si Këshilli Atlantik dhe Brookings Institute.

Presidenti kosovar, shkruan "Danas", është shprehur se qëllimi i vizitës së tij në SHBA është "konfirmimi i marrëdhënieve shumëvjeçare strategjike mes Kosovës dhe SHBA-së, diskutimet për integrimet euroatlantike, si dhe transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës". /albeu.com/
ç
Shtuar më 12/01/2017, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori