Serbia mund ta bllokojë Kosovën
Pëlqej
Integrimi i Serbisë në BE pa kushtezimin e Kosovës mund të bëhet një pengesë e rrezikshme për shtetin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit.

Kështu vlerësojnë ekspertë të çështjeve europiane.

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, ka shpjeguar se dy traktatet themeluese të Bashkimit Evropian, përkatësisht Traktati mbi BE-në dhe Traktati mbi funksionimin e BE-së, e përcaktojnë që anëtarësimet e shteteve të reja në union bëhen thjesht dhe vetëm me unanimitet të plotë të shteteve anëtare ekzistuese si në kuptim të votimit në këshill gjithashtu edhe në kuptim të ratifikimit amendamentit anëtarësues për secilin shtet anëtar në secilin parlament të shteteve anëtare, shkruan Tribuna.

Praktikisht, sipas Korenicës, kjo është e barazvlefshme me faktin se një shtet i BE-së mund ta përdorë veton kundrejt çdo shteti joanëtar dhe se Serbia, pa kushtizim në BE, mund ta bëjë këtë gjë me Kosovën. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori