Serbia merr masa kundër atyre që luftojnë në konflikte të huaja
Edhe Serbia ka vënë masa kundër të gjithë atyre personave që shkojnë dhe luftojnë në konfliktehuaja.

Kryetari i Këshillit për Kontrollin e Sigurisë në Serbi, Momir Stojanovic, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë, që për çfarëdo arsyesh luftojnë në konfliktehuaja, të kthehen në Serbi.

“Ligji bën klasifikime – për pjesëmarrje individuale parashikohet dënimi prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet burgim; nëse pjesëmarrja është organizuar në mënyrë grupore, dënimi do të jetë nga një deri në tetë vjet dhe nëse një organizatë nxit, organizon dhe inkurajon pjesëmarrjen e qytetarëve në luftëra jashtë vendit, dënimi do të jetë nga një deri në dhjetë vjet burg”, ka thënë Stojanoviç për mediat serbe, transmeon Politiko.net.

Ai ka shtuar se Kuvendi lidhur me këto ndryshime do të flasë javën e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2014, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori