Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Serbia kushtëzon zbatimin e marrëveshjeve
Serbia po kushtëzon zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën për të marrë nga Bashkimi Europian datën e nisjes së negociatave për anëtarësim. Ndërkohë që Gjermania dhe Britania e Madhe kanë hedhur në diskutim idetë e tyre që normalizimi i raporteve me Kosovën të jetë kusht për Serbinë në secilin hap të negociatave me BE’në.

Zemërimi i fundi i Serbisë për shkak të moslejimit të shkuarjes në Kosovë të Kryeministrit të saj në kohën e fushatës zgjedhore është më shumë i drejtuar kah BE’ja sesa nga Prishtina.

Diplomatë të BE’së i kanë thënë Kohës Ditore se çështja e mosshkuarjes së Dacicit në Kosovë do të përdoret nga Serbia për t’i acaruar raportet me BE’në.Sipas burimeve diplomatike, Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucic mund të heq dorë nga zbatimi i marrëveshjes me Kosovën nëse Beogradi nuk e ka të sigurt datën e nisjes së negociatave për anëtarësim në BE.
Shtuar më 05/10/2013, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori