Serbia kushtëzon dialogun, a duhet të veprojë edhe Kosova?
Pëlqej
Perëndimi ka dërguar një ofertë në drejtim të Beogradit për vazhdimin e dialiogut në Bruksel, edhe nëse Prishtina nuk e tërheq masën e importit prej 10 për qind.

Kështu shkruan gazeta serbe “Novosti” duke iu referuar burimeve të saja, sipas të cilave presidenti serb, Aleksander Vuçiç e ka refuzuar menjëherë këtë opsion.

Sipas këtyre burimeve, Vuçiç e ka konsideruar këtë si një kërkesë absurde dhe se ka kërkuar tërheqjen e Prishtinës nga vendimi për taksën e importit.

Zyrtarë nga Beogradi kanë parlajmëruar edhe më parë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë shtesë ndaj produkteve serbe, mund të çojë në ndërprerjen e dialogut.

Takimi i fundit i dy presidentëve, Hashim Thaçi e Aleksander Vuçiç ishte ai i 8 nëntorit në Bruksel.
Shtuar më 18/11/2018, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori