Serbia: Kurrë nuk nënshkruajmë marrëveshje ndërshtetërore me Kosovën
Pëlqej
Serbia as ka nënshkruar dhe as ka ndërmend të nënshkruajë marrëveshje ndërshtetërore me Kosovën.

Kështu ka informuar Zyra për mediat në qeverinë e Beogradit, sipas së cilës në Bruksel bisedimet nuk bëhen në kuadrin "ndërshtetëror".

Sipas drejtorit të Zyrës për media në qeverinë e Serbisë, Milivoje Mihajlovic, mes Beogradit dhe Prishtinës do të ketë thjesht 'përafrim marrëveshje' që ka për qëllim "lehtësimin e jetës së qytetarëve në Kosovë".

"Serbia do të nënshkruajë marrëveshje për energjinë, telekomunikacionin, çdo gjë që ka të bëjë me lehtësimin e jetës për qytetarët në Kosovë. Asnjë marrëveshje ndërshtetërore nuk do të nënshkruhet, kjo është një gënjeshtër për t’ia ngritur vlerën Hashim Thaçit", tha Mihajlovic.

Sipas tij, deklaratat e zyrtarëve të lartë nga Prishtina janë vetëm sa për "ngjyrim politik dhe për konsum të brendshëm". /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori