Serbia, Kosovën ose Evropën
Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç është shprehur se e di mjaft mirë se Serbia do të përballet me dilemën e madhe, mes zgjedhjes së Kosovës apo të Evropës.

Nikoliç tha se për të tillë çështje delikate ka folur edhe me kryeministrin Aleksandër Vuçiç.

"Për këtë duhet të jemi të përgatitur", ka thënë Nikoliç për mediat serbe.

Ai ka përmendur edhe deklaratat e Komisionerit të BE-së Johannes Hahn i cili ka folur për këtë çështje e që sipas Nikoliç, nuk është kundërshtuar nga askush në Bruksel.

Tomislav Nikoliç ka shtuar në fund se personalisht nuk do të bëhej pjesë e një qeverie serbe që do ta njihte pavarësinë e Kosovës./albeu.com/

Shtuar më 07/12/2014, ora 12:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori