Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk
Jeremiq, pretendon se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, po përshpejton negociatat për demarkacionin e kufirit me Kosovën, në mënyrë që marrëveshja e Vuçiqit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të finalizohet në katër muajt e parë të vitit 2019.
Siç raporton FoNet,
Jeremiq ka thënë se “Demarkimi i kufijve do të thotë se në anën tjetër të kufirit të mbetet 90 për qind e territorit të Kosovës, por edhe pjesët jugore të Serbisë, të cilën shqiptarët e quajnë Lugina e Preshevës”.
Ai gjithashtu tha se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara, siç është
Serbia sot dhe se nuk do të ketë pengesë në të drejtën ndërkombëtare për t’u bashkuar me Shqipërinë, përcjell Telegrafi.
“Kur flas për Shqipërinë e Madhe nuk flas përmendësh”, shtoi
Jeremiq.
Ish-shefi i diplomacisë serbe,
Jeremiq, theksoi se
Serbia mund të përballet me kërkesa të reja territoriale “nëse ajo sot pajtohet që në paqe t’ia vizatojnë kufijtë e saj”.
“Vuçiq është i vetëdijshëm për këtë, por vizioni i tij për Serbinë është një ‘gardh’ i mallkuar”, thotë
Jeremiq, duke shtuar se “presidenti serb është në konflikt me moralin dhe ndërgjegjen”.
Shtuar më 21/10/2018,
ora 15:37