Serbia kërkon ndryshimin e vijës kufitare
Pëlqej
Harta e Kosovës
Autoritetet ushtarake serbe kanë kërkuar nga komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler që të bisedojnë ndryshimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën Koha Ditore një burim ndërkombëtar, sipas të cilit takimi i parë do të zhvillohet këtë muaj në Nish të Serbisë.

Sipas ketij burimi takimi do të mbahet me kërkesë të autoriteteve ushtarake serbe më date 18 nëntor dhe do të zhvillohet në Nish.

Autoritetet ushtarake serbe, kanë kërkuar që të ndryshohet vija kufitare me Kosovën, vijë e cila është caktuar sipas Marrëveshjes së Kumanovës. (albeu.com)
Shtuar më 06/11/2010, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori