Serbia kërkon forminin e Bashkësisë së komunave serbe
Serbia këmbëngul që në Kosovë të formohet Bashkësia konstituive e komunave serbe. Ajo kërkon gjithashtu, që Kosova të ndryshojë edhe 30 ligje në mënyrë që Bashkësia e komunave serbe të marrë edhe kompetenca konkrete në pajtim me marrëveshjen.

Sipas propozimit serb, kjo zgjidhje kalimtare do të zgjaste deri në zgjedhjet lokale në vjeshtë, shkruan gazeta“Veçernje novosti”, citon RTK.

Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, këmbëngul që të shuhen të gjitha strukturat paralele serbe, ndërsa në vakum deri në zgjedhjet lokale, Prishtina ta marrë “çatinë” institucionale edhe në veriun e Kosovës./albue.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori