Ngërçi i situatës me doganat dhe tregtinë në, ka sjellë një propozim të ri të serbëve, atë të përdorimit të “dy vulave”. Lajmi bëhet i ditur nga RTK, që citon mediat
serbe, sipas të cilave propozohet që njëra vulë të jetë “Doganat e Kosovës”, “Dogana e Pejës” ose “Dogana e Mitrovicës”, ndërsa tjetra të jetë “Shërbimi
doganor UNMIK” ose “Shërbimi
doganor –EULEX”.
Kjo do të thotë që mallrat kosovare, që kalojnë kufirin, do të duhej të vuloseshin dy herë.
Kryenegociatori i palës
serbe në bisedimet me Prishtinën, Borislav Stefanovic, deklaroi se serbët e
veriut të Kosovës duhet të jenë të bashkuar nëse duan që të respektohet marrëveshja e arritur pas krizës së ditëve të fundit.
Ai akuzoi edhe disa parti politike se po përcajnë serbët e
veriut dhe tha se barrikadat që po qendrojnë ende në Veri të Kosovës janë një mënyrë për respektimin paqësor të marrëveshjes me KFOR-in.
Sipas tij, disa zyrtarë ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe Piter Feith kanë mbështetur qeverinë e Prishtinës dhe persona të tjera, që sipas, Stefanovic, kujtuan se kanë të drejtë të marrin kontrollin e
veriut me dhunë.
Shtuar më 15/08/2011,
ora 12:12