Serbia kërkon demarkacionin me Kosovën
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se për Serbinë një zgjidhje kompromisi me Kosovën është “demarkacioni dhe ndalimi i shtrirjes së Shqipërisë së Madhe”.

Vulin, në një intervistë për mediumin kontrovers serb “Kurir”, ka thënë se pret që Kosova t’i vazhdojë provokimet dhe përpjekjet për të stopuar dialogun.

“Ata e dinë se negociatat me Aleksandar Vuçiçin nuk janë të mira për ta, dhe këtë e pranojnë me vështirësi”, ka thënë Vulin.

Në lidhje me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, ai tha se “Prishtinës dhe një pjese të madhe të komunitetit ndërkombëtar po u konvenon që të mos arrihet deri tek zgjidhja” e rastit.


Shtuar më 22/07/2018, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori