Serbia kërkon 660 milionët e privatizimit të ndërmarrjeve kosovare
Serbia vazhdon ta trajtojë Kosovën si plaçkë. Shteti që ka kryer masakra në Kosovë, ka bërë dëme materiale miliarda euro, tash kërkon që fondi i privatizimitndërmarrjeve kosovare të hyjë në rend dite në dialogun e Brukselit.

“Më shumë se 660 milionë euro nga privatizimi i ndërmarrjeve serbe në Kosovë ka përfunduar në llogarinë në bankat zvicerane”, shkruajnë mediat serbe.

Këto media thirren në të dhënat të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Sipas të dhënave nga Zyra për Kosovën, mjetet nga shitja e rreth 660 ndërmarrjeve në të cilat kanë punuar 60 mijë njerëz, janë nën kontrollin e Bankës Qëndrore të Kosovës, e cila me Agjencinë për Privatizim kanë marrëveshje për ruajtjen e fondeve të mirëbesimit për pronar të pazgjidhur dhe kreditorë të ndërmarrjeve të shituara”.

Kjo, me kusht që pronarët dhe kreditorët t’i dokumentojnë pronësitë dhe investimet.

“Prandaj paratë ruhen në depozita të caktuara në bankat zvicerane”, thotë për tanjug Igor Popoviç, udhëheqës i grupit për të drejta dhe çështje pronësore në këtë zyre.

Sipas tij, qëllimi i Serbisë është që edhe kjo temë, kthimi i pasurisë, si dhe shfrytëzimi i këtyre parave të gjenden në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

Mëgjithatë, Kosova ka qenë e qartë në këtë pikë, duke thënë se kjo është çështje e brendshme e Kosovës dhe nuk ka pse të futet në dialog.

“Sipas të dhënave që dipsonojmë, vlerësimi i përgjithshëm i të hyrave nga shtija e kundërligjshme i ndërmarrjeve gjatë privatizimit shkon në 662 milionë euro, të arritur nga 60 rrethe të privatizimit”, thotë Popoviç.
Shtuar më 07/04/2018, ora 22:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori