Serbia kërkon 10 miliardë euro nga Kosova
Pëlqej
Serbia pretendon se bombardimet e NATO-s dhe pavarësia e Kosovës i kanë shkaktuar asaj 10 miliardë euro dëme.

Këto para Serbia po përgatitet që t’i kërkojë në kuadër të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë që po mbahen në Bruksel.

Në anën tjetër, Kosova pretendon se Serbia i ka shkaktuar dëme në vlerë prej 20 miliardë eurove, raporton Tribuna.

Sipas vlerësimeve të Odës Ekonomike të Serbisë, i gjithë dëmi si dhe borxhi që Kosova ka ndaj Serbisë, kapin shumën prej 10 miliardë eurosh.

Në këtë shumë janë llogaritur po ashtu edhe investimet e kompanive serbe në Kosovë para luftës, investimi nga mjetet e ish-fondeve të Serbisë dhe Jugosllavisë për zhvillim ekonomik të viseve ekonomikisht të pazhvilluara dhe pasuria e refugjatëve serbë që u larguan pas luftës nga Kosova./albeu.com/

Shtuar më 28/08/2014, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori