Serbia keqtrajton shqiptarët, asnjë reagim nga Kosova
Pëlqej
Organet e sigurisë së Serbisë po i keqtrajtojnë qytetarët e Kosovës edhe 15 vjet nga paslufta.

Këtë herë, një shqiptar i Kosovës, i sapokthyer nga Franca, Naim Kaqandolli është arrestuar në Nish me akuzën e terrorizmit, transmeton RTK.

Miku i tij, Nysret Restelica ka rrëfyer se Naimi po mbahet në paraburgim në burgjet e Nishit.

Restelica tregon më tej se Naimi po me të njëjtën akuzë është arrestuar edhe më 1999 nga autoritetet serbe, por u lirua pasi mungonin provat.

Shpresa e tij e vetme është reagimi i organeve shtëtërore në Kosovë.

Ai shprehet se nga Ministria e Diaporës i kanë thënë se autoritetet e Kosovës nuk kanë mundesi të ndërhyjnë në rastet e arrestimeve të shtetasve kosovarë nga ana e Serbisë./albeu.com/


Shtuar më 27/09/2014, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori