Serbia keqpërdoron fondet në Kosovë
Pëlqej
Serbia po keqpërdor fondet e saj në Kosovë.

Një gjë të tillë tashmë e thotë një zyrtar i lartë serb, ministri i Punës dhe i Çështjeve Vendore, Aleksandër Vulin.

"Policia ka udhëhequr hetime edhe gjersa unë isha drejtor i Zyrës së Qeverisë për Kosovën kemi paraqitur të gjitha dokumentet që kërkohen prej nesh, ndërsa unë në këtë rast nuk kam ndërhyrë. Keqpërdorime në Kosovë ka pasur me siguri, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i ndalim ndihmat për serbët e Kosovës. Ndihmat, megjithatë, duhet të ndahen saktë dhe drejtë", tha Vulin për mediat serbe.

Sipas tij, problem është se fonde në Kosovë shkojnë më shumë se ç'duhet dhe nuk bëhen vepra.

Vulin ka sqaruar se keto raste jane shpërdorim i pastër detyre qe behet nen emrin e "patriotizmit serb për Kosovën". /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori