Një gazetar i ri në Beograd shkruan se Serbia ka marrë pjesë në konfliktin e armatosur që shpërtheu në
Maqedoni mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
"Xhandarmëria e Serbisë, e formuar në vitin
2001">
2001, që nënkupton shteti i Serbisë, ka marrë pjesë në operacionet luftarake në
Maqedoni, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, deri në gusht të vitit
2001">
2001. Gjatë gjithë asaj kohe,
Boris Tadic ka qenë ministër i Telekomunikacionit në qeverinë e Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ). Bëhet fjalë për mercenarë shtetëror me pagesë", shkruan Bojan Tonçiç për "E-Novine".
Kohët e fundit,
Boris Tadiç po vihet në shënjestër të mediave, pasi që dyshohet se ka ndihmuar në punët e pista që ka kryer xhandarmëria serbe ne konfliktet ballkanike te fundit.
Madje, Tadiç, gjatë fjalës së tij me liderët e rinj të Ballkanit në Ohër, theksoi se "ndihet fajtor për çfarë ka bërë me urdhërat e dhënë për xhandarmarinë e ushtrinë serbe". /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014,
ora 13:09