Serbia ka 30 ditë kohë t'i kthehet bisedimeve
Serbia ka gjasa të marrë statusin e kandidatit vetëm nëse zgjidh problemin e pikëkalimeve në veri të Kosovës dhe e rinis dialogun me Prishtinën. Dhe ndonëse kushtet e Gjermanisë janë shumë më të gjata, burimet diplomatike në Bruksel dhe qarqet e afërta me Presidentin e Serbisë i kanë thënë gazetës “Blic” se Berlini do të ishte i gatshëm t’i zbusë nëse hiqen barrikadat, kurse Beogradi dhe Prishtina kthehen pranë tryezës së bisedimeve.

Shanset që të merret edhe data për fillimin e negociatave më nuk ekzistojnë.

Pikërisht për 30 ditë Këshilli Evropës do të vendosë për rekomandimin e Komisionit Evropian që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit, ndërsa ende është e pasigurt nëse autoritetet e Beogradit do t’ia dalin të përmbushin dy kushtet kryesore nga rekomandimi.

Në koalicionin qeverisës të Serbisë llogarisin se rrugët drejt përmbushjes çojnë nëpërmjet Deklaratës së re për Kosovën në të cilën serbët nga veriu i Kosovës ftohen që në aktivitetet e tyre të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e qeverisë, parlamentit dhe komunitetit ndërkombëtar dhe me të cilën konfirmohen të gjitha arritjet e gjertanishme, siç thuhet në “dialogun me institucionet e përkohshme” në Prishtinë.
Shtuar më 09/11/2011, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori