Serbia: Jemi gati për kapitullin 35!
Pëlqej
Ministrja serbe pa portofol Adranka Joksimoviç është shprehur se Serbia ka marrë sinjale të forta nga Brukseli se rruga e vetme e Serbisë është Bashkimi Evropian.

Ajo tha se shteti serb po punon rreth integrimit të vendit, duke realizuar reformat e kërkuara nga Brukseli.

Ministrja, për gazetën ''Novosti" ka thënë se shqyrtimi i kapitullit 35 që ka të bëjë me Kosovën është përfunduar në Beograd.

Joksimoviç ka sqaruar se imlementimi i Marrëveshjeve të arritur në Bruksel nuk është bërë, për shkak se BE-ja ende nuk e ka kërkuar një gjë të tillë.

Ministrja Adranka Joksimoviç tha se Serbia është e gatshme ta vazhdojë dialogun edhe për hapjen e kapitullit 35, që është specifik për Kosovën, fill pasi në Prishtinë te jetë zgjedhur qeveria e re. /albeu.com/

Shtuar më 20/08/2014, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori