Presidenti serb, Tomislav Nikolic, ka thënë se
Serbia nuk do të heq dorë kurrë nga kërkesa për ekstradimin e
Haradinajt dhe javën e ardhshme do të dorëzojë
kërkesën për ekstradimin e tij në Serbi.
Në vitin 2004,
Serbia kishte lëshuar flet-arrest ndërkombëtar, duke e akuzuar Haradinajn për
krime lufte.
Avokati i
Haradinajt, Arianit Koci ka thënë dje se tashmë është dërguar kërkesa për lirimin me kusht të
Haradinajt. Ai gjithashtu ka thënë se pret nga gjykata në Francë që të merret në konsideratë kjo kërkesë.
Ramush
Haradinaj u arrestua të mërkurën nga një flet-arrest i Serbisë, nën dyshimin se gjatë vitit 1998 dhe 99 kishte kryer
krime gjatë luftës.
Ai u gjykua nga Tribunali i Hagës për
krime të luftës dy herë, mirëpo në të dyja rastet doli i pafajshëm.
Gjykata në Colmar të Francës, vendosi të enjten që
Haradinaj të mbetet në paraburgim deri sa
Serbia ta paraqet
kërkesën e saj zyrtare për ekstradim.
Haradinaj u arrestua edhe një herë në vitin 2015 në aeroportin e Lubjanës, por disa ditë më pas u lirua./albeu.com/
Shtuar më 07/01/2017,
ora 11:37