Serbia insiston në asocacionin e komunave serbe
Pëlqej
Qeveria e Serbisë po e përgatit një dokument që parasheh asocacionin e komunave serbe në Kosovë.

Edhe zyrtarët e Kosovës kanë konfirmuar se zyrtarët e lartë në Beograd po mendojnë seriozisht asocacionin e komuanave me popullsi serbe në veri.

“Kemi informacione se pala serbe e ka hartuar një dokument, përmes të cilit pretendon të kërkojë kompetenca shtesë për Asociacionin, përtej Ligjit për Qeverisje Lokale. Këtë dokument Serbia po pret ta diskutojë me Prishtinën zyrtare sapo të krijohen institucionet e reja të Kosovës. Sipas këtij dokumenti, Beogradi ka parashikuar që në Asociacionin e Komunave Serbe të përfshihen të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë”, ka thënë një zyrtar i lartë kosovar për "Express".

Edhe i ashtëquajturi shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka theksuar disa herë se Beogradi po pret formimin e qeverisë së re në Prishtinë, me qëllim që të nisë negociatata, ku mes tjerash do të kërkohet dhe asocacioni i komunave në veri. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori