Mblidhen grupet e punës RMV-Bullgari

Duket se marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut e Bullgarisë po njohin nivele të reja.

Në drejtim të thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në kuadër të seancës së përbashkët të të dy shteteve në Sofje, janë mbajtur edhe seanca të ndara të grupeve të punës të vërtetuara në kuadër të vizitës zyrtare të kryeministrit Petkov në Shkup.

Sot mbledhje kanë mbajtur edhe bashkëkryesuesit e Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore dhe është vërtetuar kalendari dhe dinamika e takimeve në vitin 2022./albeu.com/


Shtuar 25.01.2022 11:17